Sali Kasa do të udhëheq Vëllazërimin

Pas shkarkimit të trajnerit Nexhat Shabani klubi i Vëllazërimit ka vendosur që ndeshjet e fundit kampionale të vazhdojë punën me skuadrën ndihmës trajneri i deri tanishëm i Shabanit, Sali Kasa, këtë lajm enkas për “Portalb” e ka dhënë kryetari i klubit, Lulzim Mehmedi, i cili mes tjerash ka thënë se ai ka qenë shumë i kënaqur nga të arriturat e klubit deri tani dhe sidomos edhe me punën e trajnerit Shabani, i cili është shkarkuar nga kryesia në mbledhje, e që shumica e kryesisë ka dhënë votën për ta larguar Nexhat Shabanin.

“Kryesia ka vendosur që këto tri ndeshje të mbetura të udhëhiqen nga ndihmësi i deritanishëm, Sali Kasa, ndërsa më vonë do të kërkojmë dhe trajner tjetër, por duke parë që ai të mos jetë ndonjë trajner që do të ketë kosto të lartë”, ka thënë Mehmedi.

Mehmedi ka thënë se shkarkimi i Shabanit, nuk ka qenë ana financiare. “Jo nuk kishte të bëjë shkarkimi i Shabanit për çështje financiare, por thjesht pas disa ndryshimeve që ndodhën në kryesi, ku klubi tani funksionon me dy kryetar, ku jam unë dhe Enver Ipçja, e në këtë mbledhje u vendos që të shkarkohet Shabani. Në demokraci ka edhe vota, ku shumica e anëtarëve të kryesisë votuan për ta shkarkuar atë dhe vendimi pranohet si i tillë”, ka thënë në fund për “Portalb”, Mehmedi.

Skuadra e Vëllazërimit këtë të shtunë do të luajë ndeshje kundër ekipit të Euromilk në Maxhari dhe të dy ekipet futen në këtë ndeshje pas disfatave. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button