Noizy tani edhe me brend veshjesh

Reperi i njohur shqiptar Noizy, po zgjerohet. Ai, tani e tutje do të merret edhe me diçka tjeter pos muzikës.

‘’Për të gjithe ata që e ndjekin muzikën time dhe janë pjesë e përditshme e jetës time kudo, ju njoftoj se shumë shpejt do të hapet linja ime e parë e veshjeve, koleksioni i të cilës do të përmbaj veshje nën markën ‘’NOIZY’’, thotë reperi.

Pra, reperi tutje do të merret edhe me modën dhe do të ketë brendin e tij, transmeton indeksonline.

‘’Kjo linjë veshjesh nuk do të jetë vetëm për fansa dhe nuk do të ketë lidhje vetëm me muzikën time, por do të jetë një koleksion i mirëfilltë konkurues në industrinë e veshjeve në tërësi’’, tregon reperi kontrovers.

Siç mësojmë, ky koleksion do të mbështetet nga Blerim Destani.

Lajme të ngjashme

Back to top button