Dy predha kanë shpërthyer në ndërtesën e Qeverisë

Mbrëmë rreth orës 22;00 në afërsi të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë janë dëgjuar dy shpërthime. Pas disa orëve, në fasadën e ndërtesës së  Qeverisë janë gjetur dy predha.

Në vend ngjarje është kryer ekspertizë, predhat janë marrë për analizë të mëtejmë.

Nga MPB-ja konfirmojnë rastin dhe paralajmërojnë hollësi më të detajuara gjatë ditës së sotme. Ndërkohë mësohet se predhat kanë përfunduar në murret e godinës dhe se nuk ka persona të lënduar.

Deri në këto momente nuk ka informata nëse dikush nga kabineti qeveritarë mund të ket qenë cak i sulmit.

Lajme të ngjashme

Back to top button