Zana Paloja një tjetër sukses me klipin e ri

Ka qenë një vit plot suksese për artisten me zërin e ëmbël Zana Paloja, ky vit që po lëm pas.

E nisi me fitore në festivalin ‘Celësi Muzikor’, për të qenë protagoniste si e ftuar speciale më pas në skenën gjigande të ‘Zhurma Show Awards. Por edhe një nga artistet që falë zërit të saj dhe repertorit të madh dëshirojnë ta kenë të gjithë të ftuar në gëzimet e tyre, sidomos në dasmat shqiptare.

Po këngëtarja kosovare sapo ka sjellë në treg një këngë të bukur dhe ritmike realizuar në Tiranë me një klip shumë interesant, një projekt që mban titullin ‘Do ikësh larg nga unë’.

Klipi dhe kënga është duke ecur shumë mirë, duke i shtuar karrierës së saj një tjetër sukses, ndërsa muzika dhe teksti i këngës mban firmën e Albert Cami. Por ne mësojmë se artistja e cila është edhe një nënë e përkushtuar ndaj fëmijëve dhe kohën e lirë ua kushton vetëm atyre dhe bashkëshortit, ka ftesa për të qenë edhe pjesë e shumë programeve televizive dhe të produksioneve për festat e fundvitit.

Deri sa të kemi projektin e rradhës, ne ju ftojmë të shijoni këngën e bukur të Zanës ‘Do ikësh larg nga unë’./Kosovarja/

Lajme të ngjashme

Back to top button