Berisha: Po vendoset kontrolli policor mbi gjykatat e prokurorinë

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se është vendosur sot kontrolli policor mbi vendimet e gjykatës e prokurorisë.

“Në shtetin policor, Policia mbi të gjitha! Vendoset kontrolli policor mbi vendimet e gjykatave dhe prokurorisë.

Të dashur miq, në kuadrin e shtetit policor, bazuar në parimin “Policia mbi të gjitha”, sot u vendos zyrtarisht kontrolli policor mbi vendimet e gjykatave dhe prokurorisë.

Edvin Kristaq Rama, pasi deklaroi publikisht më date 30 shtator në Konferencën Kombëtare për Drejtësinë se ai do bëj gjithçka për t’iu nxirë jetën gjykatësve dhe prokurorëve, dhe i quajti ata përdhunues dhe vrasës, vendosi sot zyrtarisht kontrollin dhe terrorin policor mbi vete ata dhe vendimet e tyre.

Në kontekstin e nxirjes së jetës, Rama i kërkoi zëdhënësit të tij për rendin, Tahirit, të firmosi urdhërin e pregatitur në zyrat e Ramës, sipas të cilit inspektorët e Policisë marrin funksionet e inspektorëve të KLD dhe tani e tutje ngarkohen të krijojnë regjistrin e vendimeve të gjykatave dhe prokurorisë për t’i vendosur ata nën trysni dhe terror policor.

Kjo dëshmon dhe një herë se anti-reforma në drejtësinë e Ramës ka si qëllim kryesor konsolidimin e shtetit policor dhe pushtetit të tij personal!!”. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button