Festohet dita ndërkombëtare e xhudos

28 tetori, dita ndërkombëtare e Xhudos është festuar edhe në Maqedoni.

Sot në sallën sportive të Shkollës Fillore “Vëllazërimi” në lagjen Nerez, klubi i xhudos Ippon, gjatë seancës stërvitore duke bërë ushtrime, ka festuar dhe ditën ndërkombëtare të Xhudos,  duke iu bashkuar thirrjes së federatës ndërkombëtare të Xhudos.

Arbresha Rexhepi me një xhudiste fillestare
Arbresha Rexhepi me një xhudiste fillestare

28 tetori është ditëlindja e Xhigaro Kano-s, ai që ndërtoi sportin e xhudos, ndërsa ky sport ka filluar kohëve të fundit të jetë shumë i dashur për sportistët shqiptarë, duke marrë si shembull kampionen evropiane dhe botërore Majlinda Kelmendi.

Në Klubin Ippon ka shumë talente të mëdha nga të cilët edhe pritet sukses, e në të veçuar padyshim se janë Arbëresha Rexhepi, Hamza Jashari, Amra Fejzullahu dhe Arber Rexhepi, si dhe shumë e shumë të rinj të tjerë nga të cilët presim në vitet në vazhdim dominim në arenat ndërkombetare./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button