Reklama e parë televizive në histori (Video)

Sekonda e hapësirës reklamuese televizive ka vlerë të artë, por reklama e parë në historinë e televizionit është paguar me vetëm nëntë dollarë, edhe pse është transmetuar në terminin kryesor.

Siç shkruan Mashable, reklama për kompaninë “Bulova” – prodhuesin e famshëm amerikan të orëve dhe bizhuterive luksoze – u transmetua në korrik 1941 vit në SHBA, para ndeshjes së bejsbollit në mes të Brooklyn Dodgers dhe Philadelphia Phillies.

“Bulova” gjatë këtyre dhjetë sekondave statikë, me një mesazh të shkurtë, ia ka paguar nëntë dollarë stacionit njujorkez WNBT, që është pjesë e rrjetin NBC:

Reklamën e kanë parë disa mijëra njerëz, sepse në tërë New Yorkun atëkohë ishin afro katërmijë televizorë.

Miratimin për reklamim Komisioni Federal i Komunikimit e dha në maj të atij viti. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button