Recension: Еkstradim: Ekstradohet partneri i madam Pepi

Bëhet fjalë për informatë të zakonshme për ekstradimin e një personi të dënuar, por në mënyrë të pakujdesshme zbulohet emri dhe mbiemri i plotë i të dënuarit, i cili në të njëjtën kohë është edhe i dyshuar. Аutori ka pasur dyshim se a ta transmetojë indentitetin e të dënuarit, apo ta ruajë. Në fakt, në fillim të lajmit, raportohet se është ekstraduar Vojisllav B, i cili pastaj në paragrafin e dytë është zbuluar me emrin dhe mbiemrin e plotë, Vojisllav Budisavljeviq.

5tLinku deri te artikulli origjinal: Еkstradim: Ekstradohet partneri i madam Pepi

Data dhe koha e publikimit: 02.10.2014 11:06

Data e recensionit: 18.10.2014

Recensues: Мirosllava Burns

Siç është theksuar në tekstin që e recensojmë, personi në këtë moment është i dyshuar për kontrabandë të kokainës, ndërsa në paragrafin e parë thuhet se “Маdam Pepi dhe partneri i saj i cili ishte në arrati ishin të njohur për kontrabandë të gabrderobës dhe kokainës”. Sipas informatave të tekstit, personi në këtë moment është i dënuar vetëm për falsifikimin e një dokumenti dhe me fletëarrest është kërkuar që ta kryejë dënimin me burg prej tre vjetë e gjysmë për atë vepër. Burimi i informatës nuk është theksuar, mirëpo me siguri bëhet fjalë për buletinin e MPB-së.

Ministria për Punë të Brendshme në informatën për ekstradim që e publikoi në ueb-faqen e saj, askuund nuk e përmend mbiemrin e personit për të cilin njofton media, ndërsa në viedo-materialin e saj, e mjegullon fytyrën e të dënuarit. Prandaj, në produktin mediatik, për arsye të panjohura, zbatohet sistemi i “informimit hap pas hapi”. Kjo nuk është shkelje, mirëpo tregon një pakujdesi dhe parashtrohet pyetja se a shkilet parimi i supozimit të pafajësisë për veprën për të cilën personi akoma nuk është dënuar?

Media në përputhje me standardet gazetareske vendos se si do t’i prezantojë informatat për personat e dënuar dhe të ekstraduar. Pakujdesi e vogël për mbrojtjen, e pastaj zbulimin e identitetit të atij për të cilin shkruhet, e tërheq vëmendjen në aspekt të mbajtjes së qasjes konsekuente gjatë informimit dhe atribuimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button