Dieta, ushqimet që nuk e dinit se mund t’iu prishin punë

Kujdes, jo çdo ushqim përshkruar ne një diete mund te jete i shëndetshëm prandaj disa duhen shmangur me patjetër.

Sa here fillojnë një diete bëjmë një liste me ushqimet qe duhen shmangur dhe ato qe duhen përdorur me tepër. Por ndonjëherë, pa e ditur bëjmë zgjedhje te gabuara. Disa produkte mund te jene te dëmshme.

Kosi 

Mendojni shpesh se duke konsumuar vetëm një tas kos ne mbrëmje, bini ne gjumë me stomakun bosh? Kujdes, kjo gjë ndodh kur konsumoni kos natyral, ndërsa nëse kosi juaj përmban fruta apo përbërës te tjerë mund te jete plot yndyrna bimore. Duhen shmangur gjate dietave.

Drithërat

Thuajse te gjitha drithërat qe shiten neper supermarkete përmbajnë një sasi te konsiderueshme  sheqeri. Edhe pse mund te kenë fibra këto ushqime nuk do ju ndihmojnë aspak te ruani linjat.

Lëngu i portokallit

Nuk duhet tepruar me lëngun e portokallit gjate një dite sepse shpesh ai sjell doza te mëdha sheqeri dhe është njësoj sikur te pini një pije kalorike te gazuar.

Sushit

Përveç peshkut sushit kane edhe orizin, për te mos folur pastaj për disa qe përmbajnë edhe majoneze apo djathë. E merrni vete me mend sasinë e yndyrës qe mund te konsumoni pa e ditur.

Sallatat

Jo te gjitha sallatat janë te mira për te mbajtur një diete.  Sallata Cezar për shembull përmban mish pule, parmexhan, salca te ndryshme, etj.

Buka me fara

Farat e lulediellit apo te susamit nuk e bëjnë bukën me pak kalorike sidomos kur ajo është e bardhe.

Soja

Soja qe blejmë neper supermarkete është një ushqim industrial qe mund te sjelle edhe pasoja. Me mire shmangeni nga dieta juaj.

Brumërat me baze frutash

Mund t’iu duket çudi, por ndonjëherë keku me molle mund te jete po aq kalorik sesa një cope çokollate.

Lajme të ngjashme

Back to top button