Sa lexojnë Tetovarët?

Në këtë vapë tetovarët shprehin interesim mesatar për të lexuar librat që Biblioteka e Tetovës ua mundëson. Shumica janë të rinj, rreth 150 deri në 200 lexues për çdo ditë shkojnë në bibliotekën e qytetit për të marrë librat që janë në dispozicion në këtë vend.

Mahir Murtezani, bibliotekist thotë se gjatë kësaj periudhe ka një numër thuaj se të njëjtë  me periudhën kur janë të hapura shkollat e mesme dhe ata fillore.

“Lexuesit zakonisht tash lexojnë romane. Disa nga nxënësit i marrin romanet e caktuara në shkollë ti lexojnë gjatë pushimit veror” thotë për Portalb, Murtezani.

Gjithsesi, kushtet mbetet të veshura dhe biblioteka ende përballet me mangësi të hapësirës.
  “Qeveria na ka sjellë 100 libra të përkthyer shkencor në gjuhën shqipe  por nga biblioteka e Tetovës thonë se nuk kanë hapësirë për ti sistemuar” thotë Murtezani.

Drejtori i Qendrës për Kulturë Haki Fazliu thotë se projekti kryesor për ndërtimin e Bibliotekës dhe Teatrit është në fazën përfundimtare.

 “Për sa i përket ndërtimit të Bibliotekës në Tetovë mund të them lirisht se është në përfundim projekti kryesor për ndërtimin Teatrit dhe Bibliotekës së Qytetit, gjegjësisht është në procedurën përfundimtare revizioni i projektit kryesor me çka përfundon edhe procedura e projektit dhe pas kësaj menjëherë pritet leja nga sektori për urbanizëm në Komunën e Tetovës. Pas asaj duhet të vijë vendimi i Qeverisë së Maqedonisë për furnizime shumë vjeçare publike dhe pastaj do të shpallet tenderi për ndërtim”, thotë Fazliu. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button