Njihni gjuhën e trupit, zbuloni atë që nuk e shprehin fjalët

Vetëm pozicionimi i supeve shpesh herë mund të na japë të dhëna mbi vuajtjet, mllefin apo dhe personalitetin e ndrojtur të një njeriu. Në qendra kërkimore të tilla si Instituti Esalen, konsiderohet se nganjëherë problemet personale psikologjike mund të reflektohen shume mirë në strukturen e trupit.

Kur një person ndodhet në një periudhë të gjatë depresioni dhe qëndrimi i  trupit të saj çrregullohet, supet bien poshtë si shkak i “rëndesës”së problemeve të saj. Ndonjëherë edhe me pse mund të zhduket  motivi i cili  e ka çuar atë  në depresion,  postura e trupit nuk ndryshon mbetet e njëjtë.

Disa muskuj janë shkurtuar disa të tjerë janë shtrirë dhe kanë formuar inde të reja. Megjithatë është e mundur që nëse postura e trupit arrin të rikuperohet dhe të ketë një ekuilibër adekuat kjo mund të përmirësojë nga ana tjetër dhe anën psikike të njeriut.

Këto teori bëjnë pjesë në mjekësinë psikosomatike e cila thekson se gjendja fizike prek gjendjen psikike dhe anasjelltas

Postura e trupit, qëndrimi nuk është vetëm çelësi i shfaqjes së karakterit por është gjithashtu një shprehje e qëndrimit tonë. Në fakt shume studime psikologjike të cilat studiojnë qëndrimin e trupit theksojnë se postura e trupit tregon shumë për ndjenjat e një individi në raport të tjerët që e rrethojnë. Qëndrimi i trupit është treguesi me i thjeshtë  i cili na lejon të vëzhgojmë dhe interpretojmë brenda komunikimit jo verbal. Pozicionet e trupit shpesh na dërgojnë sinjale dhe mesazhe për sa i përket gjykimit,opinionit, dhe ndjenjave të një personi në lidhje me një situatë apo një person tjetër.

90% e komunikimit tonë është jo verbal, është gjuha e pastër e trupit.
Kjo është një analizë e gjesteve që njerëzit gjenerojnë, i cili shërben si një mjet për të kuptuar mendimet dhe emocionet:
– Gjesti përkëdheljes së nofullave : vendim-marrja
– Kur tërheqim veshin me dore: pasiguri
– Fërkimi i duarve njëra me tjetrën: padurim
– Kur jemi ulur dhe vendosim duart prapa kokës: Siguri në vetvete dhe superioritet
– Kur qëndrojmë me pëllëmbë të hapura: sinqeritet,çiltërsi,naivitet
– Kur luajmë me flokët, kruajmë kokën: pasiguri dhe mungesë besimi të vetja
– Kur kruajmë thonjtë me njëra tjetrën: pasiguri, nervozizëm
– Vendosja e krahëve të mbledhura para bustit të trupit: qëndrim mbrojtës
– Fërkimi i syrit: dyshime
– Kur luajmë në mënyrë ritmike me një laps apo ndonjë objekt tjetër:  nervozizëm, shqetësim, ankth
– Kur shohim orën vazhdimisht ndërsa jemi duke folur: tregues i nxitimit
– Kur shohim vazhdimisht orën ndërsa dikush tjetër është duke folur: ky është nje gjest i pasjellshëm  cili tregon padurim
– Kur fishkëllejmë ndërsa jemi duke ecur në një vend te vetmuar pa njerëz: nuk është se po përpiqemi të tërheqim vëmendjen e dikujt thjesht është nje gjest, një mbrojtje psikologjike nga frika se përfshihemi nga ndonjë agression i papritur
– Kafshimi i buzës njëra me tjetrën : druajtje dhe sjellje nervoze
– Kur një person ecën gjithmonë duke nxitimthi: tregon një person i cili shqetësohet për të përmbushur objektivat që  i ka vënë vetes në një kohë të shkurtër.
– Kur përkëdhelim flokët me dorë: gjest femëror, provokim, kokete
– Kur ndodhemi përballë dikujt tjetër dhe përkëdhelim me dorë në mënyrë të pandërgjegjshme një objekt:  është gjest që tregon ndjeshmëri, gjest tipik për personat me seksualitet të zhvilluar.

Lajme të ngjashme

Back to top button