Argjentina u thotë tifozëve të qëndrojnë larg stadiumit

Në tentim për të zvogëluar dhunën në futboll në Argjentinë, stinori i ri do të nisë këtë fundjavë vetëm me shikuesit që janë anëtarë të klubit. Në stadium nuk do të lejohet hyrja e tifozëve të tjerë, si dhe e atyre të skuadrave mysafire. 

Rregulli i vendosur nga Federata e Futbollit e Argjentinës, me mbështetje të qeverisë, është në fuqi për dy javët e para, njoftoi agjencia amerikane e lajmeve AP. Pas kësaj, plani është që të vazhdohet suspendimi për tifozët mysafirë. 

Gati çdo ndeshje në elitën e futbollit argjentinas është e kërcënuar nga dhuna. Muajin e kaluar, dy tifozët të skuadrës Boca Juniors kanë humbur jetën nga të shtëna me armë mes fraksioneve rivale të bandave huligane që përkrahin skuadrën e famshme të Buenos Airesit. Dhuna ndodhi në një ndeshje përgatitore kundër San Lorenzos. Federata është akuzuar se ka bërë pak për të ndaluar dhunën.

Lajme të ngjashme

Back to top button