Iran, sot inagurohet presidenti i ri

Në Iran sot do të inaugurohet presidenti i ri i zgjedhur, Hassan Rohani.  Në këtë kuadër mbahen shumë manifestime në kryeqytetin Teheran. 

Pritet që Rohani të takohet me liderin suprem ajatollah Ali Khamenei, për ta fituar mbështetjen e tij zyrtare. Sipas Kushtetutës së Iranit, pas kësaj mbështetje, Rohani e fillon mandatin e tij katërvjeçar në postin e presidentit.

Pritet që Khamenei të mbajë një fjalim të shkurtër.

Nuk është e qartë nëse në inaugurimin e sotëm do të flasin presidenti e deritashëm, Mahmud Ahmadinexhad, ose presidenti i ri, Hassan Rohani.

Për nesër planifikohet që Rohani ta bëjë betimin në Parlamentin e Iranit, në ceremoninë në të cilën pritet pjesëmarrja e përfaqësuesve nga 52 shtete të botës.

Lajme të ngjashme

Back to top button