Erdogan së shpejti në Kosovë

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në muajin tetor mund të viziton Kosovën. Ai pritet të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së terminalit të ri të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Burime të Gazeta e Prizrenit të afërta me ambasadën e Turqisë në Kosovë, bëjnë të ditur se Erdogan, pos që do të marrë pjesë në këtë ceremoni, do të takojë liderët institucional të Kosovës dhe do të vizitojë qytetin e Prizrenit, ku pritet t’i organizohet një pritje madhështore, pas telasheve që po vazhdon të ketë me protestuesit në Stamboll dhe qytete tjera në Turqi. Sipas të njëjtit burim, kjo agjendë e Erdoganit mund të ndryshojë vetëm nëse do të ketë ngjarje të paparashikueshmea në Turqi dhe në shtetet fqinje.

Zyrtarë të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës kanë bërë të ditur ditë më parë se punimet në terminalin e ri pritet të përfundojnë në fund të muajit shtator. Ndërsa hapja e këtij terminali pritet të bëhet gjatë fillimvjeshtës. Shefi i projektit, Haldon Koktur, gjatë një prezantimi të terminalit të ri dhe pjesëve të reja përcjellëse të Aeroportit “Adem Jashari”, ka thënë se kostoja e investimeve në këtë terminal arrin shumën e 130 milionë eurove dhe se kapaciteti i aeroportit do të jetë 3.2 milionë udhëtarë në vit.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button