Nemesis, vetura më e shpejtë në botë

Kompania TSC është duke punuar në prodhimin e veturës më të shpejtë në botë të quajtur Nemesis, e cila besohet se do të mund të arrijë shpejtësinë maksimale prej 450 km/h.

Prodhuesi amerikan i veturave Trion SuperCars (TSC), raportohet se është duke punuar pa ndërprerë në projektin Nemesis, që bëhet fjalë për prodhimin e një super veture me motor me mbi 2000 kuaj fuqi. Qysh në shkurt të këtij viti, zyrtarë të lartë të TSC kishin bërë të ditur se janë duke punuar në prodhimin e një veture më të fuqishme serike, e cila sipas gjitha gjasave do të tejkaloj rivalët e famshëm si Bugatti Veyron dhe Koenigsegg One:1.

Më intrigues është fakti që motori i Trion Nemesis do të prodhoj plotë 2.000 kuaj fuqi. Në ndërkohë, kompania TSC ka zbuluar disa detaje të reja rreth kësaj super veture. Sipas tyre, planifikohet që vetura Nemesis të prezantohet në janar të vitit 2016. Sipas të dhënave në fillim të vitit të ardhshëm, do të përfundoj puna në prototipin e parë të kësaj veture. Gjithashtu janë zbuluar edhe specifikacionet preliminare të fuqisë motorike të kësaj njësie.

Nemesis do të ketë të fshehur nën kapak motorin gjigant prej 9.0 litra V8 që në total gjeneron plotë 2000 kuaj fuqi. Ndërkaq, kohë më parë ishte raportuar se e gjithë kjo fuqi motorike do të bartet në të katër rrotat falë transmisionit me tetë shpejtësi, derisa vetura do të jetë në gjendje që shpejtësinë nga 0-100 km/h ta kap për vetëm 2,8 sekonda. Besohet se shpejtësia maksimale do të jetë e kufizuar në mënyrë elektronike në 450 km/h, derisa prodhimi serik do të jetë i kufizuar në vetëm 50 njësi. Raportohet se Nemesis do të shitet edhe në Evropë me një çmim fillestar prej 786.000 euro./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button