LSM: 60% e punëtorëve nuk kanë pranuar regres për pushim të vjetër (K-15)

Regres për pushim të vjetër, gjegjësisht K-15 edhe më tej nuk kanë pranuar 60% e të punësuarve në sektorin privat, tregojnë të dhënat e Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë. Sipas thirrjeve anonime të cilat kanë arritur deri tek sindikatat në vend, tek një pjesë e kompanive, pronarët kërkojnë nga të punësuarit t’i kthejnë të hollat dhe atë në dorë, njofton Alsat-M.

“Vlerësimi jonë është se mes 37 deri 40% është paguar regresi. Kurse tek veprimtaria e përfshirë në sindikatën e tekstilit, lëkurës dhe këpucëve vërtetuam se kemi problem në pjesën e pagesës. Në ato kompani ku nuk është kryer pagesa, bëjmë kontrollime të rregullta dhe shpresoj që deri në fund të vitit duhet të paguhet regresi për pushim vjetorë. Paraqitet problem tek disa ndërmarrje të caktuara të cilat janë të lidhura me ndonjë proces të caktuar të punës. Shpjegimet janë se përderisa nuk përfundon ky cikël i punës dhe përderisa nuk sigurohen mjetet ka vështirësi, por shpresoj, sepse pagesa e regresit për pushim vjetorë është obligative, këtë detyrim ta përmbushin kompanitë dhe ndërmarrjet”, thotë Zhivko Mitrevski, kryetari i LSM-së për emisionin “Magazina ekonomike”.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Te nderuar,
    Regresi mund te jete paguar 40% ne llogari te punetoreve, mirepo sa mjete te vereteta kane shkuar ne xhepin e tyre, pasi qe shumica e punedhenese u`a marrin ose i obligojne te ua kthejn ato mjete. Dihet se ne trevat tona kemi Punedhenes qe meritojne te quhen B.THdhenes, qe uzurpojne te drejten e punetoreve. Zoti i shperblefte.

Back to top button