Rreth 44 mijë euro janë vjedhur nga një shtëpi në Tetovë

Rreth 44 mijë euro janë vjedhur nga shtëpia e A.M (67) që gjendet në rrugën ‘Cvetan Dimov’ në Tetovë, informoi zëdhënësi i policisë së Tetovës, Marjan Josifovski.

Sipas të dhënave, person i panjohur diku mes orës 9 dhe 20 derisa nuk ka pasur asnjë person në shtëpi ka thyer derën me dhunë pas çka nga çanta ka marrë paratë dhe stolitë e arit.

“Sipas pronarit të shtëpisë janë vjedhur gjithsej stoli ari dhe para me vlerë prej 43.900 euro. Policia po kryen hetimet dhe po kërkon personin”, thotë Josifovski.

Kjo është rasti i dytë i shënuar brenda dy ditëve, pasi që të premten në nja shtëpi në Banjicë të Poshtme të Gostivarit janë vjedhur stoli ari me vlerë prej rreth 70 mijë eurove.

Lajme të ngjashme

Back to top button