Tuna nuk pushon, vazhdimisht në koncerte

Superylli shqiptar, Tuna, është duke e vazhduar me tempo intensive turneun e saj të kësaj vere dhe këngëtarja vërtetë ka treguar edhe një herë se ka energji të jashtëzakonshme.

Tuna, e cila është jashtëzakonisht e angazhuar me ekipin e saj në turneun “Fenix Tour”, ka lënë pak vende pa vizituar gjatë kësaj vere.

Por, ky duket të ketë qenë vetëm fillimi. Telegrafi ka mësuar se Tuna në asnjë ditë gjatë gushtit nuk është e lirë dhe se çdo ditë ajo do të ketë nga një koncert nëpër qytet të ndryshme të Kosovës.

Tuna  në turneun “Fenix Tour”

Pos tjerash, Tuna performon rregullisht edhe në Ulqin, ku po pritet shumë mirë nga turistët shqiptarë.

Tuna po vazhdon të shijojë suksesin e saj nga superhiti “Fenix”, i cili ka arritur të klikohet më shumë se gjashtë milionë herë në YouTube.

Lajme të ngjashme

Back to top button