Rast pedofilie në Dibër

Në Dibër u regjistrua një rast pedofilie, kur një vajzë 14 vjeçare ka qenë pre e abuzimit nga një i moshuar.

Rasti në polici është paraqitur gjatë ditës së djeshme, kur daja i vajzës së abuzuar ka lajmëruar rastin pranë Qendrës për punë sociale.

‘Policia ka arrestuar abuzuesin dhe se nuk bëhet fjalë për lidhje familjare. Ndaj tij është shqiptuar masa e paraburgimit dhe se më pas do të vijojnë procedurat në gjykatën e Gostivarit”, njoftoi prokuroria në Dibër.

Gjithashtu edhe vajza është rrëfyer në prani të psikologut të qendrës sociale dhe gjykatësit hetues lidhur me presionet që ka pësuar dhe abuzimin.

Lajme të ngjashme

Back to top button