10 mënyra për ta përdorur vezën në jetën e përditshme

Përveçse e shijshme dhe e mire për t’u gatuar, veza mund te ketë përdorim edhe ne fusha te tjera. Zbuloni!

Për te lustruar këpucët

E bardha e vezës është e shkëlqyer për te shkëlqyer materialin e lëkurës. Lagni një sfungjer me veze dhe fërkojeni dalëngadalë derisa këpuca, çanta apo çdo gjë tjetër prej lëkure te lustrohet.

Për te dekoruar tortat

Për te dekoruar tortat mund te përzieni një te bardhe veze me një luge kafeje ujë e me pas t’i shtoni ngjyruesin ushqimor. Me pas lëreni te lire imagjinatën dhe talentin tuaj prej artisti.

Për te përmirësuar shijen e kafes

Nëse kafeja juaj është shume e hidhur hidhni ne te një pjese te guacës se vezës ne mënyrë qe shija e keqe te largohet. Hiqeni atë me pas dhe pine kafen tuaj.

Maske për fytyrën

Përbërësit e vezës nuk janë vetëm te mire për shëndetit, por ato mund t’i bëjnë mire edhe lëkurës sonë. Nëse keni lëkurë te thate apo me njolla te kuqe, rrihni dy te verdha vezësh dhe lyeni fytyrën. Lëreni për disa minuta përbërjen dhe me pas shpëlajeni. Nëse doni te mbyllni poret dhe te largoni pikat e zeza përdorni maske me te verdhen e vezës.

Për te ujitur lulet

Pasi te keni ziere vezët, ujin mos e hidhni. Lëreni atë te ftohet dhe hidhuani luleve. Guaska e vezës ne fakt përmban kalcium dhe ju ben mjaft mire luleve tuaja.

Për te ngjitur diçka

Kur thahet, e bardha e vezës ngjit mire. Gjithsesi kjo mund te jete zgjidhje e shpejte pasi nuk mban aq shume sa një ngjitës i zakonshëm.

Për te lare flokët

Nëse i lani flokët me veze do iu jepni atyre me shume shkëlqim dhe elasticitet. Nëse përzieni te verdha vezësh me pak mjaltë, lëng limoni dhe pak vaj ulliri, flokët tuaj te thate do e rigjejne butësinë. Aplikojeni përzierjen ne flokë, lëreni për disa minuta dhe me pas shpëlajeni.

Lajme të ngjashme

Back to top button