Recension: A kthehet qeveria kah nëna Rusi?

Çfarë është ekspozim më i madh i një politikani  në jetën publike, ajo është interesi më i madh i mediumeve. Nuk ka dyshim se diskutimi i  deputetit të VMRO-DPMNE-së, Aleksandër Nikollovski ishte i provokuar nga ngjarjet aktuale në vend dhe në rajon, dhe se ai atë që ka menduar e përcolli edhe para ambasadorit AvioOrav. Por detyra gazetareske, si dhe Kodi i gazetarëve të Maqedonisë, kërkojnë saktë të përcjellën fjalët e tij, pa mos u bë konstruksione dhe të ndërrohen faktet.

FireShot Screen Capture #032 - 'Плусинфо-Се врти ли владата кон мајка Русија_' - plusinfo_mk_vest_366_se-vrti-li-vladata-kon-majka-rusijaLinku deri te artikulli origjinal: A kthehet qeveria kah nëna Rusi?

Data dhe koha e publikimit: 16.10.2014, 12:41

Data e recensioniot: 21.10.2014

Recensuez: Aleksandar Pisarev 


NXJERRJA NGA KONTEKSTI

Disa fjali nga diskutimi i deputetit Nikolovksi janë nxjerrë nga konteksti dhe janë transmetuar në pjesë të ndryshme dhe të përpunuara: „edhe pse Maqedonia për gjashtë vjet merr rekomandim, në fakt nuk ka datë për negociata dhe nuk reagim nga NATO”, është dhënë kahja për bashkëbiseduesit se në çfarë drejtimi ti bëjnë komentet e tyre nga të cilët është bë analizë politike me konstatim se ekzistojnë “oferta nga deputetët e VMRO-DPMNE që dërgohen në adresë të BE dhe NATO, dhe se Maqedonia mjaft ka pritur dhe duhet shikuar ofertat nga Rusia për rajonin”…çfarë është paralajmëruar edhe në titullin me pyetje: „A kthehet qeveria ka nëna Rusi”?

Kjo tek lexuesit krijon percpecion të gabuar edhe për pozitën e Maqedonisë   në raport  me ngjarjet në rajon dhe për pozitën e BE dhe NATO dhe fuqitë e mëdha për shtetin tonë, me vetëdije duke imponuar përmes deklaratave të bashkëbiseduesve dhe analistëve që NATO dhe BE na kanë fshi nga interesi i tyre dhe na kanë lënë për  Rusinë, që qeveria aktuale mezi e mbijetoi.

Konstatimet nuk janë të bazuara në fakte të paraqitura në diskutimin e deputetit Nikolovski, sidomos që në fillim e fjalës së tij u shpreh në mënyrë të qartë për pozicionin e Maqedonisë dhe partisë së tij, dhe koalicionit qeveritar dhe opozitar:

Kur dalim para qytetarëve ne kërkojmë besimin e tyre në mes tjerash edhe për agjendën evropiane dhe të gjitha grupet e koalicionit në Maqedoni e kanë agjendën evropiane.

ÇFARË THA NIKOLLOVSKI

Në diskutim, nëse dëgjohet me vëmendje deklarata e tij, askund nuk përmendet se:

„Maqedonia duhet të ketë plan  „B“, strategjia për situatën kur nuk na pranojnë në BE dhe NATO” , nga ku del konstatimi i bashkë biseduesve se:

VMRO-DPMNE, përmes fjalës së deputetëve saj, ngathët dërgon mesazh BE dhe SHBA në stilin “në qoftë se ju nuk na doni, ka kush na do”….

Në të kundërtën ai thotë:

Unë besoj fuqimisht në procesin e euro integrimit dhe unë besoj se nuk ka asnjë alternativë tjetër për Republikën e Maqedonisë.

Në rrethanat kur ka një ofertë të hapur nga Federata Ruse për të marrë portin e Tivarit, e cila ka qenë baza APJ-së apo marinës dhe për tu stacionuar atje një bazë dhe në këtë mënyrë të realizojnë ëndrrën kamotshme që nga koha e Pjetrit të  Madh të Rusisë të dalë në det të ngrohtë, unë mendoj se ky qëndrim dhe në rrethana ku në Nish ndërtohet bazë ushtarake  që është e ngjashme me Bondstilin në Kosovë, qëndrimi injorantë ndaj rajonit dhe pasojat që mund të ndodhin, më pak do të varen nga udhëheqësit politikë dhe vendet e këtij rajoni.

Të vazhdojë:

Por çfarë bëjnë BE-ja dhe NATO-ja për të parandaluar këtë dhe të bëjë atë që Maqedonia ti  bashkohet NATO dhe BE? Për fat të keq, asgjë. Ne mund të japim një shpjegim se problemi është Greqia, problemi është vetoja. Kjo është e drejtë, por kjo nuk është problemi ynë. Ky është problemi i atyre ku ne duam të jemi dhe ne nuk mund të jemi.

Do të thotë asnjë fjalë nga:

Mesazhet e hapura nga deputetët e VMRO-DPMNE-së në adresë të BE-së dhe NATO-s se Maqedonia mjaft ka pritur dhe se duhet të shqyrtohen ofertat nga Rusia drejtuar rajonit.

 

KRIJIMI I PERCEPTIMIT TË GABUAR

Mediumi mund të jetë kundër dhe ti kundërshtojë politikës së qeverisë, por është e kundërta me standardet gazetareske këtë ta bëj konstruksione, duke krijuar në këtë mënyrë tek lexuesit percepcion të gabuar për pozitën e Maqedonisë në raport me ndodhitë aktuale në rajon dhe politikën e BE dhe NATO dhe fuqitë e mëdha për shtetin tonë.

Deputeti Nikolovksi në diskutimin e tij potencoi:

Unë besoj fuqimisht në procesin e euro integrimit dhe unë besoj se nuk ka asnjë alternativë tjetër për Republikën e Maqedonisë. Historikisht, familja dhe partia ime politike besojmë në këtë proces … dhe kur dalim para qytetarëve ne kërkojmë besimin e tyre edhe për agjendën evropiane kështu partitë në qeveri dhe pozitë. Dhe të gjitha blloqet  e koalicionit në Maqedoni e kanë agjendën evropiane.

Teksti ka pasur për detyrë të veprojë në përputhje me parimet themelore të gazetarisë objektive dhe demokratike dhe të saktë të përcjellë diskutimin e tij pa konstruime që mund të shkaktojnë dëme politike.
Kodi i Gazetarëve të Maqedonisë në Parimet e sjelljes, jep udhëzime të mira për atë se si duhet bërë:

Detyra themelore e gazetarëve është respektimi i të vërtetës dhe të drejtës së publikut për t’u informuar, në përputhje me nenin 16 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë. Në këtë drejtim, duke respektuar vlerat etike dhe standardet profesionale në transferimin e informacionit, gazetarët duhet të jenë të ndershëm, objektivë dhe të saktë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button