Formacionet e mundshme: Real Madrid – Barcelona

Kjo fundjavë do të jetë fantastike për të gjithë futbolldashësit. Të shtunën me fillim nga ora 18:00, do të përballen rivalët e përbetuar, Real Madrid dhe Barcelona.

Kjo ndeshje do të përcillet në çdo kënd të botës, teksa vlen të theksohet se Real Madridi hyn në këtë ndeshje me një mungesë të madhe. Reprezentuesi uellsian, Gareth Bale nuk do të jetë i gatshëm të paraqitet për këtë ndeshje për shkak të lëndimit, teksa në anën tjetër tek Barcelona pritet të debutojë sulmuesi uruguajan, Luis Suarez i cili ka qenë i suspenduar për shkak që e kishte kafshuar në shpatull mbrojtësin e Juventusit, Giorgio Chiellini.

Real Madrid:
Casillias,
Caravajal, Ramos, Pepe, Marcelo,
Modric, Kroos, Isco,
James, Benzema, Ronaldo

Barcelona:
Bravo,
Alves, Mascherano Mathieu, Alba,
Rakitic, Busquets, Iniesta,
Messi, Suarez, Neymar

 

Lajme të ngjashme

Back to top button