Daçiç: Më e drejtë do ishte përsëritja e ndeshjes

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç është shprehur se më e drejtë do të ishte që ndeshja Serbi – Shqipëri të përsëritej.

“Ky vendim tregon qëndrimin e qeverisë dhe që padyshim ka një bazë, që në rajon ende ka probleme të pazgjidhura”, tha Daçiç.

Daçiç theksoi se vendimi ishte një humbje për të dyja Kombëtaret.

Daçiç komentoi edhe lajmin që Kosova do bëhet anëtare e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, për të cilët u shpreh plotësisht kundër./albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button