Ngjarja e tmerrshme që tronditi Britaninë, torturuan fëmijën e tyre deri në vdekje (VIDEO)

Kjo histori ka tronditur mbarë opinionin publik në Britaninë e Madhe.

Një gjykatë ka vendosur të dënojë sot me burgim të përjetshëm një nënë dhe të dashurin e saj pasi kanë vrarë vogëlushin 4 vjeçar Daniel Pelka.

Mamaja dhe njerku i tij e torturuan, e rrahën dhe e lanë të vdiste për bukë vogëlushin në një fushatë të planifikuar që kishte për synim që ta shkatërronte atë.

852Magdalena Luczak, 27 vjeç dhe Mariusz Krezolek, 34 vjeç, do të kalojnë së paku 30 vite në burg për vrasjen e tmerrshme.

Daniel Pelka ishte katandisur si një viktimë e kampeve të përqendrimit para se të vdiste.

Çifti e kishte mbajtur të burgosur vogëlushin në një kuti të kyçur, e kishte ushqyer me kripë, që të villte dhe e mbanin nën ujë derisa humbte ndjenjat.

Vogëlushi e vuajti tmerrin gjatë 13 muajve fushatë dhune.

Gjykatësi që dha vendimin tha se ishte i tmerruar.

Vogëlushi ishte aq i uritur sa dilte dhe kërkonte ushqim në koshat e plehrave.

Por tronditës është edhe fakti që institucionet e shtetit dështuan që të shpëtojnë vogëlushin.

Një nga anëtarët e jurisë shpërtheu kur i tha gjykatësit se është tronditëse që gjatë nëntë javëve të gjyqit, çifti nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese.

3211321Danieli, trupi i të cilit peshonte vetëm 10 kilogram, vdiq më 3 mars të vitit të shkuar, dy ditë pasi ishte torturuar me ujë dhe kripë.

Gjatë 30 orëve që vogëlushi ishte në krevatin e vdekjes, çifti vazhdonte jetën normalisht dhe nuk telefonoi ambulancën.

Vetëm disa orë pasi vogëlushi vdiq, nëna e tij bëri një telefonatë në polici.

Çifti me origjinë polake u arrestua dy ditë më vonë.

Prokuroria zbuloi një seri mesazhesh mes tyre që zbulonte se si ata kishin punuar si skuadër për të abuzuar mbi djalin.

Çifti pinte shpesh dhe drogohej

Lajme të ngjashme

Back to top button