Tovërlani: Dyshoj që Platini ka një të dashur serbe prandaj erdhi ky vendim i UEFA-s

Trajneri Afrim Tovërlani dyshon se presidenti i UEFA-s, Michel Platini, ka ndonjë të dashur serbe dhe për këtë arsye vendosi t’i shpërblejë serbët në rastin e ndeshjes kundër Shqipërisë.

Trajneri i mirënjohur kosovar, Afrim Tovërlani nuk di ta arsyetojë vendimin e Komisionit Disiplinor të UEFA-s që e regjistroi ndeshjen e ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd, me rezultat zyrtar 3:0 në favor të vendasve.

Madje, “Toki” dyshon nëse presidenti i UEFA-s, Michel Platini, ka një të dashur serbe.

“Nuk e kuptoj vendimin e Platinis, ndoshta ka ndonjë të dashur serbe dhe për këtë arsye vendimi shkoi në favor të tyre”, deklaroi Tovërlani në emisionin “Info Magazine” në “Klan Kosova”.

Lajme të ngjashme

Back to top button