Avokati i Shqipërisë: Fitorja e jona, ja si do t’i marrim pikët

Një prej avokatëve të një prej tri studiove ligjore që asistojnë FSHF-në në rastin ndaj Serbisë, Envi Hicka, ka rrëfyer se pas ankesave dhe dërgimit të çështjes në Komisionin e Apelit dhe Gjykatën për Arbitrim Sportiv (CAS), Shqipërisë do t’i takojë fitorja, vendimi do të ndryshohet dhe ne do t’i marrim tri pikët.

Avokati ka shpjeguar procedurën, se si do të ankohet Shqipëria dhe ai thotë se do të shkojë edhe deri në dy muaj derisa ky vendim të kthehet.

Avokati shprehet i bindur se ky vendim do të kthehet, transmeton Telegrafi. Kjo sepse ai beson që ky vendim s’ka logjikë.

“Sot vendimi është shpallur si urdhërim i komisionit disiplinor, por nuk janë shpallur arsyet. Në këto minuta që flasim po dërgohet kërkesa në UEFA nga avokatët për të kërkuar motivet. Arsyet e këtij vendimi”.

“Në termin popullor po e quajmë zbardhjen e këtij vendimi. Kemi tre ditë kohë për të paraqitur ankesën tonë në Komisioni e Apelit të UEFA-s. Nga momenti i marrjes së tij kemi tre ditë afat për të shtruar ankesën tonë përpara Komisionit të Apelit të UEFA-s ku do të kërkojmë seancë dëgjimore për këtë çështje”.

“Në apel parashikohet dhe ata janë të detyruar për të na u përgjigjur për këtë kërkesë. Kjo është faza e dytë. Pas seancës dhe debatit, Komisioni i Apelit i UEFA-s mund të marrë një vendim, e tek më pas do të kemi 10 ditë kohë për t’u ankuar në Gjykatën për Arbitrim Sportiv (CAS) në Laussanne. Edhe një muaj e gjysmë – dy kohë do të na duhet për të zgjidhur këtë çështje”.

“Absolutisht, nuk është shpresë, nuk është tifo. Që në momentin që do të dërgojmë apelin do të kthejmë vendimin sepse nuk ka logjikë në atë vendim. Por, nuk mund të ketë proporcionalitet në atë vendim. Thirrjet raciste, keq organizimi dhe ksenofobia janë dënuar barabartë me një flamur që nuk dihet kush e ka lansuar”, u shpreh Avokati për ABC.

Lajme të ngjashme

Back to top button