Qeveria përgatit ndryshimet për noteri, obligohet edhe prania e avokatit në kontrata

Gjatë përpilimit të akteve noteriale, qytetarët do të duhet që përveç noterit, të angazhojnë edhe avokat për kontrata mbi 10 apo 20 mijë euro.

Qeveria ka obliguar Ministrinë e Drejtësisë që të përpilojë ndryshimet e Ligjit për Noteri, për të inkorporuar këtë risi. Në ndryshimet e propozuara ligjore qëndron se është e obligueshme, prania e avokatit, jo vetëm gjatë lidhjes së kontratave, lëshimit të urdhërpagesave, diskutimeve për trashëgiminë, por edhe për verifikim të dokumenteve private në vlerë mbi 20 mijë euro, transmeton Alsat.

“Prani e detyrueshme e vulës së avokatit gjatë lidhjes së kontratave dhe veprimeve juridike për të cilat përpilohet akt noterial në vlerë mbi 20 mijë euro (detyrimi për vulë të avokatit përjashtohet kur njëra prej palëve është bankë, shoqëri sigurimi apo kompani për lizing”, thuhet ën Propozim/ndryshimet në Ligjin për Noteri.

Propozim/ndryshimet bien ndesh me Ligjin për Noteri ku noterëve iu garantohet veprimtaria e tyre e lirë dhe e pavarur, pa nevojën e pranisë së avokatit.

Sipas Ligjit noteri, punët noteriale i kryen në mënyrë të lirë, të pavarur, të mëvetësishme, profesionale dhe të paanshme në bazë të Kushtetutës, ligjit, marrëveshjeve të ratifikuara ndërkombëtare dhe dispozitave të tjera dhe akteve të përgjithshme të bazuara në ligj.

Propozim ndryshimet e reja shtrojnë dilemën se sa para do t’ju kushtojë qytetarëve angazhimi edhe i avokatit, në një kohë që edhe cimet për shërbimet noteriale janë në rritje. E paqartë edhe aspekti i kompetencave, nëse avokati monitoron noterin, dhe sa për qind do të paguhet për këtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button