Imer Aliu dhe Artan Grubi të befasuar nga padrejtësitë që UEFA i bëri Shqipërisë

Deputeti i BDI-së Artan Grubi e ka vlerësuar si “padrejtësi të pabesueshme” vendimin e UEFA-s që i jep fitoren me 3:0 Serbisë.

Në komentin e tij në Facebook, Grubi thotë se UEFA ka legjitimuar në këtë mënyrë racizmin dhe dhunën.
Deputeti i PDSH-së Imer Aliu ka publikuar në Facebook disa vargje nga At Gjergj Fishta, ku ky i fundit shpreh pezmin ndaj vendimit të Fuqive të Evropës për të ndarë trojet e Shqipërisë.

Deputeti Aliu, që duket se është prekur nga vendimi i UEFA-s, ka zgjedhur vargje e Fishtës për të shprehur pakënaqësinë që ka përfshirë sot çdo shqiptar.

Mes reagimeve të shumta është edhe ai i deputetes Ermira Mehmeti. Në profilin e saj në Facebook, deputetja shkruan:
“Mendoja se sporti dhe futbolli duhet të ishin të lira nga politika”.

Lajme të ngjashme

Back to top button