Përgadit varrin dhe vetëflijohet maqedonasi 31 vjeçar

Një rast tragjik i paparë ka ndodhur në fshatin Rusinovë të Berovës të banuar me maqedonas në pjesën lindore të vendit.

Viktima 31 vjeçare ka gropuar varrin e tij nën shkallët e shtëpisë së re që kishte ndërtuar dhe më pas është vetëhelmuar duke shkuar dhe duke rënë në varrin e groposur.

Viktima ditë më parë kishte gropuar varrin dhe kishte bërë tërë përgaditjet, për t`u vetëflijuar më pas. Shkaqet e kësaj tragjedie janë se ai kishte pësuar një divorc disa muaj më parë dhe se bashkëshortja e tij pasi që e kishte braktisur, kishte marrë me vete edhe dy fëmijët e mitur.

Viktima ishte profesor i muzikës i angazhuar si mësimdhënës në shkollën e fshatit. Trupi i pajetë i viktimës është gjetur pas disa ditëve nga ana e familjarëve, edhe pse ai ishte shpallur si i zhdukur.

Lajme të ngjashme

Back to top button