Paga minimale, sukses historik apo katastrofë?

Lidhja e Sindikatave e vlerëson vendosjen e pagës minimale si sukses historik, ndërsa ekspertët vlerësojnë se kjo është paga historike minimale për Maqedoninë pasi hiqen harxhimet e ushqimit dhe rrugës.

Sukses historik është vendosja e pagës minimale, për shkak të faktit që ligji më herët nuk ishte sjellë. Sukses historik ishte që rrogat menjëherë u ritën për 100 përqind, thotë kryetari i Lidhjes së Sindikatave Zhivko Mitrevski në intervistën për Radio Evropa e Lirë. Sipas tij para miratimit të ligjit punëtorët kanë marrë 4.500 deri 5.000 denarë ndërsa tani rroga minimale është 8.050 denarë.

„Rreth 65 mijë punëtorë në Republikën e Maqedonisë para miratimit të ligjit kanë marrë 4.500 denarë. Ne nuk themi se tani rroga është shumë e lartë por është më mirë për dallim nga më parë kur nuk ka pasur asgjë”, tha Mitrevski.

Eksperti juridik Drage Jovanovski thotë se vendosja e pagës minimale paraqet një tërmet për klasën punëtore. Sipas tij, shuma është shumë e ulët dhe nuk mund të barazohet me pagën më të ulët. Para sjelljes së ligjit, siç thotë ai, paguheshin edhe harxhimet e ushqimit dhe rrugës, që do të thotë se tani këto harxhime hiqen dhe ajo mbetet vetëm 4.000 denarë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button