Vokrri e quan skandaloz vendimin e UEFA-s

Presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit, Fadil Vokrri e ka quajtur skandaloz vendimin e UEFA-s për ndeshjen Serbi-Shqipëri. Në një intervistë të dhënë për Indeksonline, Vokrri ka thënë se ky vendim është vetëm politik.

“Nuk ka asnjë rregull në UEFA që qon në këtë përfundim që shpalli sot UEFA. Vendimi është skandaloz dhe vetëm politik. Ky vendim i padrejt duhet të apelohet sa më shpejt në të gjitha gjykatat sportive dhe se drejtësia duhet të dal në fund” ka thënë Fadil Vokrri./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button