Ronaldo do të rikthehet në Manchester United

Një lajm bombë vjen nga tabloidi britanik “Daily Star”, e cila zbulon një prapaskenë interesante të merkatos duke rikthyer në vëmendje yllin portugez të Real Madridit, Cristiano Ronaldon.

Edhe pse në Spanjë, sulmuesin portugez cilësojnë si të pashitshëm, ndryshe mendojnë në Angli pasi sipas “Daily Star”, Reali dhe Manchester United janë në bisedime prej rreth 2 javësh për transferimin e Ronaldos në “Old Trafford” me një marrëveshjeje që mund të shkojë deri në 80 milionë Pound.

Edhe drejtori ekzekutiv i Manchester United, Ed Woodward ka pasur disa herë kontakte me presidentin e Realit, Florentino Perez i cili që disa muaj nuk po arrinë të tia mbush mendjen portugezit ta zgjasë kontratën deri në vitin 2015./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button