Strugë, personat fizikë lajmërojnë veprimtarinë e tyre në fushën e turizmit

Është shtuar dukshëm numri i personave fizikë në Komunën e Strugës  që lajmërojnë biznesin e tyre në institucionet e komunës, biznes ky që ka të bëjë me ofrimin shërbimeve hoteliere për turistët. Kjo rritje ka ardhur si pasojë kërkesës që u ka drejtuar Komuna e Strugës mbi 200 personave fizikë që ofrojnë këtë shërbim, duke i informuar se sipas Ligjit janë të obliguar ta legalizojnë biznesin e tyre.

“Gjatë periudhës maj-Korrik të këtij viti, u lajmëruan personat fizik që japin shërbime hoteliere për akomodim të turistëve në territorin e komunës së Strugës dhe atë në qytet, Vreshtat e Liqenit, Kalishtë dhe Radozhdë, për ta përmbushur obligimin ligjor për regjistrim dhe kategorizim të kapaciteteve turistike.”, thekson Albrim Hoxha nga Komuna  e Strugës.

Ai thekson se vetëm para disa muajve numri i personave fizikë që kishte lajmëruar këtë veprimtari të tyre ishte shumë i vogël.

“Prej datës 1.05.2013 deri 31.07.2013 janë kategorizuar 47 shtëpi ( objekte) për turistë , ndërsa në procedurë janë edhe 13 kërkesa të reja dhe atë 8 nga fshati Radozhdë dhe 5 nga qyteti i  Strugës”, thekson Hoxha.

Ai thekson se kategorizimi i objekteve bëhet me qëllim të vlerësimit të kapaciteteve dhe kushteve që ofrojnë këto persona fizikë për turistët, ndërkohë që ky kategorizim do t{i shërbejë edhe Administratës për të përcaktuar nivelin e taksës që ata duhet të paguajnë, në përputhje me Ligjin.

“Në përbërje të Komisionit, janë tri persona, ndërsa në ndihmë të tyre janë edhe tri të tjerë. Ata janë të obliguar ta bëjnë kategorizimin, ndërsa ata subjekte fizike, të cilët bëjnë shkelje, në këtë drejtim do të sanksionohen, sipas Ligjit. Inspektorët Komunalë janë në teren, dhe po kontrollojnë zbatimin e tij, në këtë sferë”, thekson Albrim Hoxha për Portalb.

Lajme të ngjashme

Back to top button