UEFA dhe Politika, turpi dhe padrejtësia!

UEFA qeveria e futbollit evropian e dha vendimin: Shqipëria e humbi ndeshjen në tavolinë me 3:0 nga Serbia. Gjithçka mundë të themi, Skandal, degjenerim, padrejtësi, lajthitje, por gjithsesi fjala më e përshtatshme është Turp për Platinin dhe komisionin e tij të pa-disiplinuar.

Nuk e di se si do të kuptohet, por gjithsesi patjetër ta përziemë politikën, pasi që ky vendim nuk u soll me drejtësi por nga politika.

Nëse keni lexuar histori, gjithsesi ajo që na bie në këtë moment të kujtojmë është viti 1913, e ku atë botë super fuqitë i kishin kënaqur kërkesat e Serbisë duke i dhënë asaj Kosovën, ndërsa nga ana tjetër Çamëria ra në duart e grekut. Dhe ja tani pas shumë viteve, këto fuqi të mëdha po punojnë përsëri në dëm të një Shqipëria, e cila me “takatin” që ka nuk arriti të fitojë edhe kur ishte e rrahur, sharë dhe e nënçmuar nga 32 mijë huligan Serbë dhe ca të tjerë me kollare që ishin në mes të fushës.

Në bazë të vendimit që solli UEFA, i bie se fitues doli vetë UEFA, pasi do të inkasoj së paku 200 mijë EURO në konton e saj, ndërsa këtu përfiton edhe Portugalia dhe Danimarka, qe i afrohen tani Shqipërisë me pikë. Dhe pas kësaj UEFA na bëri me dije se ju mundë të digjni flamuj, bile edhe po të ishte ai i NATO-s, se nuk është problem ai i shtetit fqinj. Dhe pastaj ju mundë ti rrihni futbollistët sa të doni dhe mundë ti poshtëroni duke ua kontrolluar çantat në dalje dhe ju mundi ti ndaloni gazetarët dhe zyrtarët e një shteti edhe para ndeshjes dhe ne vendosim si të thotë POLITIKA dhe jo drejtësia.

Ne mundë ta kishim kuptuar edhe më herët se diçka e keqe do të ndodhë, pasi që deklarata e Michel Platini ishte skandaloze që në fillim të procesit, kur Platini kishte thënë: “në dronin mund të kishte patur dhe bombë!!!”

Edhe pse pritet që FSHF të apelojë kundër këtij vendimi, mendoj se ndryshim nuk do ketë, pasi këtu është një gjë e qartë, se Evropa me çdo kusht do ta fusë Serbinë në Europë, po edhe nëse këpucët i ka pa lustruar dhe me baltë e edhe nëse serbëve as që u bëhet vonë për Europën pasi ata e duan Rusinë. Ndërsa ne shqiptarët që e kemi gojën plot duke thënë se duam të shkojmë nga Perëndimi, mbesim para dyerve të saj dhe presim që të gjykohet vetëm drejt, që asnjë herë nuk po ndodh.

Lajme të ngjashme

Back to top button