Julian Deda: UEFA është një plehrë raciste!

Komisioni i disiplinës pranë UEFA-s, ka penalizuar Shqipërinë për ndeshjen e ndërprerë me Serbinë, duke i dhënë kësaj të fundit fitoren 3-0. Lidhur me këtë çështje, një reagim ka patur edhe nga aktori i humorit Julian Deda.

“UEFA është një plehrë raciste. Na nxori fajtore. Sipas saj, ne bëmë faj që mbrojtëm veten dhe identitetin kombëtar.

Përfundimisht jemi të vetmuar në mes të Europës. Përfundimisht ne s’ka kush na del zot. A ka ndonjë institucion ku shqiptarët të kërkojnë të drejtat e tyre dhe ti marrin ato?

Mesa duket nuk paska. Ky paska qënë fati jonë i keq. Jam pa fjale, sepse padrejtësia ti bllokon mendimet”, përfundoi ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button