Samsung bashkëpunon me Barnes & Noble për tablet të ri

Samsung ka bashkëpunuar me kompaninë Barnes & Noble në krijimin e një tableti të ri të markës Nook, i quajtur Galaxy Tab 4 Nook 10.1. Hardueri i këtij tableti është prodhuar nga Samsung, ndërsa softueri nga kompania Barnes & Noble.

Samsung Galaxy Tab 4 Nook 10.1 bazohet tek tableti Galaxy Tab 4 Nook 10.1, por ndryshe nga ky i fundit që ka ekran 7 inç, tableti i ri i markës Nook ka ekran 10.1 inç, me rezolucion 1,280 x 800 pikselë dhe densitet 149 pikselë për inç. Tableti fuqizohet nga procesori Snapdragon me katër bërthama Cortex-A7, dhe do të operojë me sistemin Android 4.4 KitKat.

Ai vjen me aplikacionin për leximin dhe ruajtjen e librave, filmave dhe shfaqjeve televizive. Këto libra, filma dhe aplikacione mund të shkarkohen në Google Play Store. Tableti Galaxy Tab 4 Nook 10.1 ka gjithashtu edhe kamerë të pasme 3 megapikselë dhe kamerë frontale 1.3 megapikselë.

Hapësira e brendshme mund të zgjerohet deri në 64GB duke përdorur kartën microSD. Në fillim ky tablet do të kushtojë 299 dollarë, por duke filluar nga 1 nëntori çmimi i tij do të rritet në 349 dollarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button