Suedi, një dentist iu ofron pa pagesë shërbimet e tij romëve të varfër

Një dentist në perëndim të Suedisë ofron shërbim falas për anëtarët e komunitetit romë të cilët jetojnë nëpër rrugët e qytetit Varberg, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç shkruajnë mediat suedeze, Johan Hagman është pronar i një klinike stomatologjike në qytetin Varberg në perëndim të Suedisë, i cili anëtarëve të komunitetit romë, që jetojnë në këtë qytet, u ka bërë thirrje që të shkojnë tek ai për rregullimin e dhëmbëve.

Ky dentist suedez ka deklaruar se për marrjen e një vendimi të tillë nuk ka vendosur vetëm për shkak që të flitet nëpër media apo të bëhet i njohur, por nga dëshira që të ndihmojë ata që nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të paguar shërbime të shtrenjta stomatologjike.

“Njerëzit të cilët punojnë në kërkimin të shtëpive na kanë kontaktuar dhe ne kemi vendosur të ndihmojmë në këtë mënyrë”, ka thënë dentisti suedez për gazetën “Local”.

“Shumë prej tyre kanë infeksione dhe shumicës i nevojitet tu  heqësh nga disa dhëmbë. Kjo është mënyra jonë që të ndihmojmë njerëzit në nevojë”, ka deklaruar dentisti.

Së fundi, ai theksoi se të gjithë njerëzit në Suedi disi duhet të përpiqen për të ndihmuar njerëzit që janë në gjendje jo të mirë financiare dhe sociale.

Lajme të ngjashme

Back to top button