Dibër, VMRO-DPMNE del hapur me deklarata anti-amerikane

“Amerika na ka bërë dhjetë të këqija dhe një të mirë” ishte prononcimi i kryetarit të degës së VMRO-DPMNE-së në Dibër,Fatmir Imerovski, njëherit edhe këshilltar i Këshilli komunal të Dibrës. 

Gjatë seancës së pestë me radhë, të gjithë këshilltarët e kuvendit, me ligjin e Badinterit e miratuan propozimin për pagëzimin e rrugës së liqenit me emrin e kongresmenit amerikan Eliot Engel, ndërkaq kryetari degës së VMRO-DPMNE ishte i përmbajtur.

Imerovski potencoi se nuk ka njohuri kush është Eliot Engel duke u arsyetuar me faktin se nuk ka materiale dhe të dhëna për kongresmenin amerikan me origjinë shqiptare.

Kryesuesi i Këshillit komunal ,Bashkim Mashkulli reagoi ndaj këshilltarit Imerovski duke e informuar atë se Eliot Engel ishte njeriu që pranoi pavarësinë e Kosovës gjithashtu edhe pavarësinë e Maqedonisë.

“Amerika është ajo që na ka bë shumë të mira, përkundër Rusisë” tha Mashkulli. 

Ndërkaq kryetari i komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata për Portalb u shpreh se Imerovski me këtë prononcim të tij kultivon antiamerikanizëm. 

“Ne si shtet, përherë kemi qenë të përkrahur nga Amerika dhe e duam Amerikën” potencoi Lata. /PORTALB

Lajme të ngjashme

Back to top button