Braçe: Vendimi i UEFA-s i nevertishëm dhe politik

Deputeti i Partisë Socilasite Erion Braçe e ka cilësuar të nevertishëm dhe politik vendimin e UEFA-s për mosdhënien e tre pikëve në tavolionë Shqipërisë.

“E nevertitshme!! E korruptuar dhe politike në zyrtarin e fundit e deri në gërmën e fundit.

Siç e dinim dhe e prisnim;UEFA e Mishel Paltini vendosi që ne të humbim atë që se humbëm kurrë , ndeshjen e futbollit në Beograd. Deri në minutën e 41-te rezultati ishte i bardhë, zero me zero!!

UEFA vendosi qe ne ta humbim sot! Ky është kulmi!

Ndërkohë vendoset një standard i pashembullt për here të parë në futboll:

Ti duhet të luash një loje edhe pse të sulmojne, edhe pse të fyejne, edhe pse duan të të therrin, edhe pse të qellojne me fishekzjare, shashka, gurë, shishe, edhe pse ata që në kor këndojnë “ti therrim” hyjne në fushë, edhe pse ata të qëllojne, të rrahin e të shkaktojne demtime fizike, edhe pse policia dhe rojet e sigurise të qellojne dhe ata!!

Por, ky nuk është futboll! Futboll nuk është detyrim dhe rrezik për jetën ! Futboll është sport, garë dhe passion, luhet më dëshirë. Ky është huliganizmi I futbollit. Jam i bindur qe nuk ka komb a rrace te neveritshme!!

Por njera eshte ama; Rraca e zyrtarve të korruptuar që drejtojn kudo edhe në futboll, edhe në nivelin më të lartë të saj, atë evropian në UEFA” ,është shprehur Braçe në Facebook./Tema

Lajme të ngjashme

Back to top button