Pogba dëshiron të shkruaj histori në Juventus

Talenti francez i Juventusit, Paul Pogba dëshiron të ndjek gjurmët e emrave të mëdhenj që kanë shkruar një pjesë të historisë së skuadrës së Juventusit.

Mesfushori francez që u transferua nga Manchester United para 1 viti, si duket nuk kënaqet vetëm me një vend titullari por ai dëshiron të jetë lojtari kyç i skuadrës bardh e zi.

“Dëshiroj të bëhem si Platini, Zidane, Trezeguet dhe Thuram. Kam ardhur në Juve para një viti dhe ëndra ime është të arrij nivelin e tyre që kanë shkruajtur një pjesë të historisë së klubit”, tha francezi.

“Unë studioj gjithashtu edhe Ronaldinhon e Messin në Youtube, ndërsa nga lojtarët e skuadrës veçoj Pirlon që ka një këmbë të pabesueshme. Shpresoj që një ditë të arrij nivelin e tij dhe të luaj si ai”, tha për mediat, Pogba./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button