Ah sa të mjerë që jemi !

E shohim se asgjë nuk është në rregull, na kanë vendosur shkelmin ne fyt dhe po na marrin frymën na kanë marrë të drejtën, na torturojnë, na mundojnë, na burgosin…! Dhe ne rimë kokë ulur dhe heshtim si me qenë “Qentë” e një pronari të keq.

Përse nuk çohemi e ti kërkojmë të drejtat që I meritojmë.
Apo në këtë vend jemi të huaj!
Apo ndoshta frikohemi!
Apo ndoshta jemi pajtuar me fatin e keq që e kemi!
Apo ndoshta…!

Mjaft më na humbët te drejtën o faqezinjtë, jemi një rini plot me jetë duam ti gëzojmë të drejtat që na takojnë sikur të gjithë popujt tjerë.
Zgjohuni rini, zgjohuni dhe ti themi STOP kësaj padrejtësie që na ka kapluar. Përse nuk zgjohemi apo ndoshta frikohemi mos na burgosin, te na futin nëpër burgje e të na thonë këto shpallin urrejtje etnike dhe janë “Terrorist”.

Politikanët tanë thonë se jemi rrugës për në Bashkimin Evropian. Ah gënjeshtra politike gënjeshtra, gënjeshtra, gënjeshtra gjithandej, sepse realiteti është shumë më ndryshe.

Kjo është toka ime, atdheu im, mëmëdheu im, përse unë jam aq i shkelur në vendin tim.
Nuk kam të drejtë ne shkollë ta marrë diturin nga autoret shqiptar, sepse të gjithë librat janë të botuar nga autorët maqedonas dhe të përkthyer ne gjuhën shqipe, me shumë gabime drejtshkrimore, shkruajnë si te ju vjen më mirë atyre, e realitetin se tregoj as në librat shkollor.
A nuk është padrejtësi që shkolla të ketë emrin e një ”shkrimtari apo luftëtari ” maqedonas ku në atë shkollë 95% e mbajnë mësimin e rregullt në gjuhën shqipe.

A nuk kamë të drejtë të marrë diturinë në një shkollë me kushte te mira, e jo si një kasolle ku rinë kafshët. Aty gjithçka është e prishur, dritaret e thyera, ka mungesë të madhe të bankave e karrigeve, muret janë mykur…! Shkollat shqiptare në Maqedoni janë në gjendje të mjerueshme ku as burgu nuk i ka ato kushte.

Rinisë Shqiptare në Maqedoni i bëhet një padrejtësi shumë e madhe duhet që të çohemi sa më parë dhe ti kërkojmë të drejtat tona që na takojnë, sepse ato nuk vinë duke e ulur kokën edhe duke i pranuar të këqijat që na vinë nga shteti, si me qenë të huaj e jo në tokën tonë. Jo më nuk durojmë të çohemi të gjithë e të themi:

Unë jam në vendin tim dhe i dua të drejtat që unë i meritoj.

Lajme të ngjashme

Back to top button