Ivanov: Nuk heqim dorë nga emri

Maqedonia nuk heq dorë nga emri, identiteti, gjuha dhe kultura, ndërkohë që mbetet e përkushtuar për integrimin e saj në NATO dhe Bashkimin Evropian. Këtë mesazh e ka përcjell sot kreu i shtetit Gjorge Ivanov, në manifestimin e 2 gushtit në Pelincë. Ivanov tha se të heqësh dorë nga emri do të thotë të kërkosh të shteret lumin ujin e të cilit e pinë ndërsa e quajti absurde bllokadën që i shkakton Greqia integrimit euro-atlantike të Maqedonisë. Ndërkohë, Ivanov u shpreh i zhgënjyer edhe nga BE-ja e cila sipas tij nuk respektoi vendimin të Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë.

“Jemi të vetëdijshëm se në rrugën tonë jemi të penguar nga një kërkesë absurde. Nga ne kërkohet që të heqim dorë nga ajo çfarë kemi qenë, çka jemi dhe çka duhet patjetër të jemi. Nga ne kërkohet të heqim dorë nga emri, nga identiteti jonë. Emri dhe identiteti janë pjesë e jona dhe ne jemi pjesë e tyre. Emri dhe identiteti janë si lumë që rrjedh ndër shekuj, me ne ose pa ne. Të heqim dorë nga identiteti, është sikur të kërkojmë që të shteret lumi, ujin e të cilit e pimë, frutat e të cilit i hamë, lumë nga i cili jetojmë edhe ne, sikur që kanë jetuar edhe paraardhësit tanë, dhe siç duhet të jetojnë edhe pasardhësit tanë”, tha Gjorge Ivanov, transmeton Alsat-M.

Ivanov në fjalimin e tij bëri thirrje për unitet pavarësisht përkatësive etnike dhe ftare, thirrje për bashkim rreth emrit të Maqedonisë. Por përkundër thirrjes së tij për unitet në manifestimin e sotëm në Pelincë nuk kishte asnjë përfaqësues shqiptar.

Lajme të ngjashme

Back to top button