Për hyrje në Serbi dhe Greqi, pritet deri në një orë

Frekuenca e automjeteve në vendkalimet kufitare Tabanovcë dhe Bogorodicë, janë rritur, ndërsa për hyrje në Serbi dhe Greqi, pritet prej 30 minuta deri më 1 orë, thonë nga Shoqata Automoto e Maqedonisë.

Në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje të gjata, thonë nga Shoqata, ndërsa vërehet se trafiku është rritur jashtë zonave urbane.

Më shumë njerëz në vendkalimet kufitare priten duke e pasur parasysh festimin e festës shtetërore të Ilindenit ku qytetarëve të Maqedonisë u mundësohet një qëndrim tre ditor në bregdetet e vendeve fqinje.

Arsyet shtesë për udhëtim në detet e vendeve fqinje janë edhe temperaturat e larta të cilat këtë javë kapluan Maqedoninë, e që shkojnë deri në 39 gradë celsius.

Lajme të ngjashme

Back to top button