Përdorimi i takave të larta. Pasojat!

Veshja e takave të larta mund të ndikojë negativisht në nyjat e këmbëve, sepse pesha e gjithë trupit përqendrohet në këtë pikë.

Veshja e këpucëve me taka të larta sjell probleme dhe komplikacione të ndryshme. Specialistët këshillojnë veshjen e takave nga 3-5 cm. Ata theksojnë se edhe këpucët e sheshta nuk janë të këshillueshme për t‘u veshur. Këpucët me taka normale ortopedike janë shumë të mira për këmbët, në këtë mënyrë kryhet normalisht qarkullimi i gjakut. Veshja e takave të larta mund të sjellë probleme me gjunjët dhe me kolonën.

Shumë femra pranojnë se takat e larta i lodhin shumë, por ato e tolerojnë këtë për t‘u dukur më të gjata, moderne dhe me stil. Sipas një studimi, 37 për qind e femrave tregojnë se do të vazhdojnë të veshin taka të larta edhe pse nuk ndihen aspak rehat me to. Osteoartriti është një formë e ngjashme me artritin dhe prek më shumë femrat. “Përdorimi i takave është shpjegimi i vetëm që mund të jepet”, tregon Kerrigan.

Si rezultat, takat e larta mund të shkaktojnë dhimbje këmbësh dhe deformimin te gishtërinjve. Të shumta janë gratë që u nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale për të rregulluar gishtërinjtë e deformuar, që shkaktohen nga takat e larta.

Problemet nuk mbarojnë këtu. Nyjat e këmbës, gjunjët dhe pjesa e legenit mund të pësojnë deformime për shkak të takave shumë të larta. Një përqindje shumë e vogël njerëzish kanë lindur me probleme në këmbë. Shumë femra nuk tregojnë kujdes për këmbët e tyre. Ato janë të predispozuara të kenë 4 herë më shumë se meshkujt për sa u përket problemeve me këmbët.

Lajme të ngjashme

Back to top button