Përgjojnë secilin dhe gjithçka

Zbulim tronditës: Përgjojnë secilin dhe gjithçka, arkivohet çdo mendim dhe pëshpërimë!

Në faqen e 16-të, të “Wall Street Journal”, botimit dhe publikimit të ditës së martë të javës së shkuar, në mes shumë lajmeve të dorës së dytë-tretë, një lajmë dyfaqësh: “U.S.A sapo ka vënë në funksion një shërbim të ri monitorimi: Shërbimi Sekret i Mbrojtjes, produkt i rindërtimit të plotë të Pentagonit”, kaloi ashtu lejet pa u “prekur” nga syri i pafajshëm…

Mesa duket “dikush” nuk dëshiron të bëhet e njohur krijimi i një shërbimi të ri sekrete.

Ai i 17-ës!

Nuk është diçka e re se “Temperatura e Përgjimeve” e kishte kaptuar Amerikën, fill pas sulmit terrorist të kullave binjake, më 11 shtator të 2001-it. George Bush, ishte “shkelmuesi i parë”, por qeveria e Barak Obama-s, me mbështetjen e plotë të Kongresit, e ngriti atë në kulm. Aktualisht po ndërtohet në Blafnteil-in e largët të Jutës, një ndërtesë, pesë herë më e madhe se Kapitoli i Uashingtonit, me një kosto 2 miliardë dollarë.

Në këtë ndërtesë do të strehohen “të dhënat personale” të miliona e miliona qytetarëve -jo vetëm të Amerikës, por edhe nga e gjithë bota.

Tom Engelhardt, në librin e tij “The United States of Fear”, i cila sapo doli në treg, jep të dhëna tronditëse. “Materiali informativ”, që mbledhin shërbimet sekrete amerikane -të dhëna të cilat do të arkivohen në këtë ndërtesë- përbehet nga “përgjimi i plotë i të gjithë e-mailve personale që këmbejmë me njëri tjetrin, do të përmbledh telefonatat personale, profesionale dhe ato private, kërkimet që ne kryejmë në google, si dhe çdo gjë tjetër që ka të bëjë me komunikimin personal të çdo individi, deri dhe tek faturat e parkimit, biletat e udhëtimeve, revistat, shtypin në përgjithësi, sigurisht dhe çdo bashkëbisedim”.

Në botimin e fundit të revistës “Wired”, James Bamfornt, specialistë dhe ish-shef i Shërbimit Kombëtar të Sigurisë (NSA), bënë me dije se janë vendosur në çdo cep të Amerikës “mekanizma” të cilat “regjistrojnë dhe analizojnë miliarda e miliarda mesazhe, e-maila dhe telefonata, si dhe jo vetëm kaq, përgjimet nuk kanë të bëjnë vetëm me qytetarët amerikanë, por ato përfshijnë dhe gjithkënd jashtë territorit amerikanë. NSA krijojë një super-kompjuter të një shpejtësie të pallogaritshme që mund të deshifrojë… portën tuaj. Triliardë fjalë, mendime dhe pëshpërime “kapen” nga sistemin elektronik”, sistem i cili është shpërndarë në gjithë Amerikën.

Ndërtesa e Blafnteil, nuk ëshët e vetmja e cila i përket shërbimeve sekrete të SHBA-ve.

Sajti i revistës “Wired”, shkruan se objekte homologe “kanë mbirë si kërpudha në çdo pyll të Amerikës”. Si dhe i referohet ndërtesës së re të Byrosë Kombëtare të Inteligjencës dhe të Gjeo-hapësirës (NG-IA) që ndodhet në Virginia -ndërtesa e tretë për nga madhësia në Uashington-, e cila kushtoi 1,7 miliardë dollarë. Në ndërtesë do të strehohen 16.000 punonjës dhe shpenzimet vjetore të saj, llogariten më shumë s 5 miliardë dollarë.

E famshmja “Washington Post”, komentonte në mënyrë kritike para pak ditësh, se shërbimet e ndryshme sekrete të vendit, strehohen në 33 ndërtesa të mëdha, të gjitha këto të ndërtuar pas 11-të shatorit 2001. Gjithashtu, gazeta në fjalë, thekson se që atëherë “komuniteti i shërbimeve selitet”, u qindfishua në personel, kështu buxheti i tyre, i kaloi të 80 miliardë dollarët, por n dër të tjerash gazeta theksonte se: “Në periudha krizash dhe pasigurie (…) dhe të revoltave sociale, ndoshta do duhej të kishte një reduktim shumë të madh të buxheti -dollarë shtrëngues”.

Zhvillimi i “filozofisë antiterroriste” filloi të shqetësojë akoma dhe konservatorët amerikanë. “Pa e kuptuar po shndërrohemi në (shtet) shërbimesh sekrete, pasaporta jonë po zhduket dhe po hyjmë në një labirint të dhënash, të cilat nxirren sipas dëshirës të njerëzve të panjohur”, shkruan William Binney, ish-shef në zyrën e deshifrimit pranë shërbimeve sekrete. Në botimin e fundit të revistës “American Conservative”, publikohen dy artikuj dhe një koment, të cilat pajtohen me atë çka ideologjia liberale primare amerikane, ngjan të bëhet “shtet totalitar”.

Sigurisht, nuk kemi të bëjmë me “shtet sovjetik dhe sistem sovjetik, edhe pse ka përvetësuar disa karakteristika të tilla, por edhe ky shet na përgjojnë e përndjek në gjithçka bëjmë, kudo shkojmë, çfarëdo që të flasim etj”.

Këtu Blafnteil!

Në shënjestër 185 milionë njerëz!

Të dhënat e zgjedhura të cilat grumbullohen, sigurisht që nuk do të shkatërrohen aq për 90 e as për 190 ditë, siç edh parashikon legjislacioni amerikanë. Para një muaji, Ministri i Drejtësisë dhe Drejtori i NSA, nënshkruan “vendim të formës së prerë”, i cili i jep të drejtën Qendrës së Këshillit Antiterroriste Kombëtarë, të mbajë “të dhënat personale” të qytetarëve amerikanë deri në pesë vjet. Kjo periudhë kohe, mund të zgjatet “nga autoritetet përkatëse” të shërbimit të sigurisë dhe të antiterrorizmit. Kështu të dhënat personal edhe të jon shtetasve amerikanë, do të jenë gjithmonë të “disponueshme” për këshillin drejtues dhe për “autoritarët” në çdo kohë dhe kurdoherë.

Le të kujtojmë këtu se nuk kemi të bëjmë vetëm me të dhëna terroristësh apo të njerëzve që dyshohen për terrorizëm.

Shumë media i janë referuar këtij fenomeni tepër shqetësues, edhe pse këto publikime nuk janë përgënjeshtruar nga “autoritarët”, pasi reportazhet e mediave bëjnë fjalë për më shumë se 185 milionë njerëz të cilët janë “kapur” në rrejtën e përgjimeve dhe “ata” dinë gjithçka për ta.

Ndërtesa e Blafnteil, gjithashtu është llogaritu që të strehojë “triliardë e triliarda të dhëna” shkruan Tom Engelhard në librin e tij “The United States of Fear” Explore Univers

Lajme të ngjashme

Back to top button