Gruevski prej Krusheve thotë se edhe ai do të kyçet në bisedimet për emrin me Greqinë

Bisedimet me Greqinë janë në një fazë komplekse, ose thuajse në një qorrsokak, ku qëllimi i vetëm është blerja e kohës.

Refuzimi i bisedimeve dhe takimeve, pamundësia që ndërmjetësi të caktojë mbledhje elementare në njërën prej anëve, është vetëm tregues i qartë i gjendjes në të cilën gjendemi, tha kryeministri Nikola Gruevski, në fjalimin e tij të mbajtur në “Meçkin Kamen” në Krushevë, me rastin e ditës së Ilindenit.

“Eja të ulemi dhe të bisedojmë. Ja edhe njëherë ta shfrytëzojë mundësinë që në këtë ditë feste, ditë historike, t’i bëj thirrje për ndryshim të formatit të bisedimeve për të gjetur zgjidhje dhe në ekipin e bisedimeve të jenë edhe kryeministrat, dhe të mundohemi që së bashku të gjejmë zgjidhje të pranuar për të dyja anët, fjalën përfundimtare, gjithashtu do ta kenë qytetarët në referendumin e organizuar dhe këtë obligim, as një politikan, parti apo individ nuk guxon t’i ikë”, tha kryeministri Gruevski.

Gruevski: Lustrimi do të bëhet deri në fund!

Kryeministri gjithashtu, gjatë fjalimit të tij foli rreth lustrimit, çështje e cila sipas tij, është në vijën e lirisë, drejtësisë të cilat ishin rrugë ndriçuese në kryengritjet dhe luftërat për shtetësi.

Lustrimi, siç theksoi ai, është proces i cili është i rëndësishëm për shoqërinë dhe është i përkrahur nga publiku, edhe përskaj të gjitha tentimeve të disa strukturave që ta kundërshtojnë ose ta ngadalsojnë.

Gruevski potencoi se “nuk është komplet e vërtetë teza se me lustrim qëllimisht shkilen ligjet e Maqedonisë, të cilat kohëve të fundit disa kritikues të cilët janë të prekur nga ky ligj dhe ky proces, jo vetëm se në këtë mënyrë rrezikohet komoditeti dhe pozicionet abnormale të tyre, por më së shumti për shkak të njohurisë së faktit se me këtë proces të lustrimit të cilin ne si qeveri e përkrahim, rrëzohen pozicionet e partive politike të cilat këto kritikues emergjent i përkrahin” tha ai. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button