Dy fëmijët e infektuar nga Ethet e Nilit Perëndimor kanë qëndruar në Greqi

Dy fëmijët e infektuar nga Ethet e Nilit Perëndimor, një 18 muajsh dhetjetri katërvjeç, të cilët janë hospitalizuar para disa ditëve në Klinikën për sëmundje të fëmijëve,kishin qëndruar në Greqi dy javë më parë.

Nga virusi janë infektuar përmes thumbimit të mushkonjës, ndërsa dy rastet nuk kanë asnjë lidhjeme njëra-tjetrën.

Mësohet se fëmija 18-muajsh ndodhet ende në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve, ndërsa fëmijakatërvjeç është liruar për kurim në shtëpi.

Dy fëmijët ishin hospitalizuar në gjendje të rëndë para disa ditëve.

Prania e virusit është konfirmuar nga Instituti i Shëndetit Publik, edhe pse simptomat e para nukkanë qenë karakteristike për sëmundjen.

Lajme të ngjashme

Back to top button