Marrëveshja Thaçi-Daçiq mbyllet me katër ligje

Qeveria e Kosovës pretendon se me katër ligje, një të ri dhe tri të ndryshuara i ka kryer të gjitha detyrimet në aspektin e miratimit të legjislacionit që ndërlidhet me zbatimin e Marrëveshjes së 19 prillit mes Prishtinës dhe Beogradit, shkruan gazeta Tribuna.

Dy prej tyre tashmë e kanë marrë vulën përfundimtare nga Kuvendi, ndërsa projektligjet e tjera pritet të miratohen në sesionin vjeshtor të Kuvendit, gjatë muajit shtator.

Zv/kryeministri Hajredin Kuçi është shprehur i sigurt se me këto katër ligje që është marrë këtë verë Kuvendi, Prishtina e ka kryer punën dhe obligimin karshi marrëveshjes.

Ai ka sqaruar se ligjet e tjera që lidhen me këtë dokument janë në rregull dhe çdo zgjidhje apo pjesë e zbatimit të marrëveshjes do të realizohet në bazë të dispozitave aktuale pa pasur nevojë për ndryshime./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button