“Mitet” mbi aknet që duhet t’i hidhni poshtë përgjithmonë

Aknet në fytyrë nuk janë një problem i cili prek vetëm adoleshentët, por pjesën më të madhe të njerëzve. Në vijim do të mësoni mënyrat se si të mbajmë larg aknet, duke bërë që të kemi një lëkurë të pastër dhe të butë.

Probleme me puçrrat
Nëse ju ka ndodhur të keni patur probleme me puçrat atëherë me siguri ju jeni ndjerë në siklet për të dalë sa më parë nga kjo situatë e tmerrshme ose nëse nuk keni patur të tilla probleme do të thotë që ju jeni me fat. Një numër i madh produktesh vijnë në ndihmë për largimin e puçrrave në fytyrë megjithatë ndodh që sërish lëkura të mos i mirëpresë, duke u irrituar edhe më shumë në formën e puçrrave të kuqe dhe të qelbëzuara.
Miti: Dieta juaj nuk ka lidhje me puçrrat në fytyrë
“Dy pika referimi për studimet e kryera në vitet ‘60 dhe ‘70 thonë se çokollata nuk ka të bëjë me krijimin e puçrrave”, kështu është shprehur Jennifer Burris, kandidate e doktoraturës në Universitetin e New York-ut dhe autore e mjaft publikimeve që kanë të bëjnë më mënyrën e të ushqyerit dhe të dietave, për shfaqjen e puçrrave në fytyrë. Ndryshe nga sa mendohej më parë, sot ka dalë një tjetër studim i cili bën me dije që ushqimi ka lidhje me puçrrat që mund të shfaqen në fytyrë. Burris dhe një pjesë e mirë e ekipit të saj kanë studiuar rreth 200 persona të cilët mbanin dietë dhe ka konstatuar që ata të cilët konsumonin më shumë ushqime me përmbajtje sheqeri, produkte bulmeti dhe yndyrna, si dhe më pak peshk kishin më shumë gjasa për një fytyrë me puçrra të rënda.

Miti: Nëse vuani nga aknet ju kurrë nuk duhet të hani çokollatë
Edhe pse ka një lidhje mes dietës dhe puçrrave në fytyrë nuk është e thënë që në mënyrë absolute të mos konsumohet çokollatë. “Në thelb çdo ushqim me një indeks të lartë glycemic mund të rrisë nivelet e kortizolit në gjak dhe të përkeqësohen puçrrat në fytyrë”, thotë Mona Gohora, profesore në klinikën e dermatologjisë. Dermatologët këshillojnë që të konsumohet çokollatë e errët me një përmbajtje kakao 70 % ose më të lartë, pasi sipas tyre sa më e lartë përqindja e kakaos aq më i ulët indeksi glycemic.

Miti: Aknet janë problem vetëm i adoleshentëve
Një studim i kryer me më shumë se 1.000 të rritur botuar në Gazetën e Akademisë Amerikane të Dermatologjisë gjeti 50 % e grave ndërmjet 20 dhe 29 vjeç, 35% e grave ndërmjet 30 dhe 39 vjeç, dhe 26% e grave ndërmjet 40 dhe 49 thanë se kanë puçrra fytyrë. (Aknet janë më shumë të përhapura te gratë sesa tek burrat). Rritja e hormoneve para ciklit dhe në përiudhën e menopauzës bën që gratë të kenë puçra në fytyrë qoftë kur janë adoleshente apo edhe në moshën që preken nga menopauza.

Miti: Make – up i bën keq akneve
Është e vërtetë në fakt që disa produkte mund të bllokojnë poret tuaja dhe të shkaktojnë probleme me aknet, por nëse përdorni një produkt cilësorë mund të përmirësohet pamja juaj. Dermatologët këshillojnë që të përdoret më shumë pudër pluhur, se sa ajo e lëngshme, e cila duhet të këtë përbërje minerale.

Miti: Pasta e dhëmbëve mund të sherojë puçrrat
Pasta e dhëmbëve përmban sodë buke, peroksid hidrogjeni, alkool me mente dhe vajra esencialë, por kjo nuk do të thotë që është bërë për lëkurën tuaj. Përdorimi i saj mund të irritojë më tej aknet, duke i bërë më të skuqura.

Miti: Klori përmirëson aknet
Uji me klor duket sikur në fillim përmirëson aknet, por është e njëjta gjë si me përdorimin e pastës së dhëmbëve. Klori mund të thajë lëkurën tuaj, por ai gjithashtu mund ta irritojë atë duke shkaktuar më shumë “plagë”, të cilat duan kohë të gjatë për t’u hequr. Kini parasysh që gjithmonë pas larjes me ujë me klor në pishinë, apo kudo ku mund të keni kontakt me të, shpërlani fytyrën me ujë të pastër, për të evituar më tej problemet me lëkurën.

Miti: Stresi nuk mund të shkaktojë puçrra
“Stresi krijon një çekuilibër hormonal në trup, të cilat mund të çojnë në krijimin e puçrrave në fytyrë,” thotë Dr Germain. Sipas studimit të kryer nga “Wake Forest”, Shkollë Universitare e Mjekësisë, theksoi se adoleshentët kanë 23% më shumë propabilitet që të ketë puçrra të rënda. Studiuesit dyshojnë se stresi mund të luajë rol negativ për të gjitha moshat, qoftë tek burrat apo gratë. Kujdes, këshillohet që në çdo rast stresi t’i kushtojmë vetes më shumë rëndësi, për të mos rënë “pre” e sfidave të ditës./ TvKlan

Lajme të ngjashme

Back to top button