Schalke – Sporting e kurdisur (Video)

Schalke 04 e fitoi ndeshjen ndaj Sporting Lisbonës me rezultat 4:3 në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Por, pas përfundimit të këtij takimi menjëherë kanë filluar dyshimet se ndeshja ishte e manipuluar.

Kështu po mendon edhe ish drejtori i Sporting Lisbonës, Duardo Barroso. Ky i fundit po beson se ndeshjen e kanë kurdisur mafia ruse, të cilët kanë vënë baste që Schalke të fitoj në shtëpi dhe ndeshja të përfundoj 7+.

Këto dyshime Barroso i mbështet te sponsori rus i klubit gjerman, Gazprom, dhe te gjyqtari i ndeshjes i cili ishte nga Rusia, Sergei Karasev.

Ndeshja ndërmjet Schalkes dhe Sportingut deri në kohen shtesë ishte e barabartë 3:3, por gjyqtari i takimit në fund akrodini një penallti të dyshimtë për vendasit të cilin në gol e shndërroi Eric Maxim Choupo-Moting.

“Ajo që ka ndodhur nuk është normale. Kjo është një padrejtësi e madhe. Asnjëherë nuk dua të them asgjë për këtë”, ka deklaruar pas ndeshjes trajneri iSporting Lisbonës, Mark Silva.

Lajme të ngjashme

Back to top button